English

Moti, metereologët: Gjysma e dytë e gushtit e favorshme për pushime

Tiranë, 15 gusht NOA-Për të gjithë ata që kanë preferuar të pushojnë në gjysmën e dytë të muajit gusht, metereologët parashikojnë ditë të kthjellëta e të nxehta.

Sipas zyrës së parashikimit të motit Meteoalb, për javen që vjen duke filluar nga dita e sotme, do të ketë nje rritje prej 2-3 grade celsius.

Ndërkohë fundjava parashikohet të sjellë nxehtësi pasditeve.

Temperaturat pritet të shkojnë deri 36- 37 gradë celsius dhe kjo për shkak se një masë ajrore e nxehtë që vjen nga veriu i kontinentit afrikan ka prekur territorin e vendit tonë cka do të rrisë temperaturat në ditët në vazhdim.

KOMENTE