Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Shkodrës asgjëson 6149 bimë narkotike kanabis sativa
English

Policia e Shkodrës asgjëson 6149 bimë narkotike kanabis sativa

Shkodër, 15 gusht NOA - Policia e Shkodrës ka asgjësuar sot rreth 6149 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Repartin e F.N.Sh-së, organizuan një operacion mëngjesin e sotëm me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, në vendet e quajtura "Xhaj" të Komunës Pult, "Lugina e Shalës", "Bregu i Stupes", fshati "Molla e Shoshit" Komuna Shosh dhe vendet e quajtur "Haxhiaj" e "Isufaj" të Komunes Shllak të rrethit Shkodër.

Operacioni u finalizua me identifikimin dhe asgjësimin 6149 rrënjë bimë narkotikë kanabis sativa.

Sipas policisë në vendin e quajtur "Lugina e Shalës, Bregu i Stupes" fshati Molla e Shoshit te Komunës Shosh të rrethit Shkodër, janë identifikuar katër parcela në afërsi të njëra-tjetrës me 3600 rrënjë bime me karakteristika të ngjashme me ato të kanabis sativës.

Në vendin e quajtur "Haxhiaj" të Komunës Shllak të rrethit Shkodër, u identifikuan tre parcela me 1339 rrënjë bimë kanabis sativa.

Në vendin e quajtur "Alavana" të fshatit Xhan, Komunës Pult janë identifikuar dy parcela me 1190Â rrënjë bimë narkotike.

Policia bëri asgjësimin me anë të djegies së këtyre bimëve.

k.k/NOA

KOMENTE