Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Recesioni, a duhej ndërhyrja e qeverive?
English

Recesioni, a duhej ndërhyrja e qeverive?

Nëse Qeveria e SHBA-ve nuk do të ndërhynte për të ndihmuar ekonominë, do të kishim probleme globale shumë më të mëdha, pasi Shtetet e Bashkuara përshkruhen si konsumatori më i rëndësishëm në botë

Nga Andrew F. Tully

Treguesit më të fundit ekonomikë flasin se Gjermania e Franca po dalin nga recesioni. Nga ana tjetër e Atlantikut, po ashtu vijnë shenja pozitive. Ekonomia amerikane ka njohur rritje gjatë javëve të fundit, derisa tregjet financiare kanë shënuar rritje të vazhdueshme që nga muaji mars. Megjithatë, një mori pyetjesh mbeten lidhur me të ardhmen e ekonomisë globale.

Shtetet e Bashkuara, për shkak të madhësisë dhe nivelit të lartë të zhvillimit, për një kohë të gjatë janë cilësuar si motori i rritjes globale ekonomike. Konsumatori amerikan është një element i rëndësishëm i zinxhirit të zhvillimit ekonomik. Këtë e tregon më së miri fakti se 70% e të ardhurave vjetore amerikane vijnë nga shpenzimet e konsumatorëve. Nga fillimi i recesionit ekonomik, vitin e kaluar, amerikanët kanë nisur të shpenzojnë më pak e të kursejnë më shumë. Çfarë roli luan tendenca e mësipërme në rimëkëmbjen e ekonomisë globale? Desmond Lahman, ish-ekonomist i Fondit Monetar Ndërkombëtar, beson se në afat të gjatë kjo do të ndikojë në ristrukturimin e kursimeve globale dhe zakoneve të të shpenzuarit. Për të mënjanuar futjen në borxhe, amerikanët do të jenë të detyruar të shpenzojnë më pak e të kursejnë më shumë. Nga ana tjetër, konsumatorët në vendet evropiane dhe aziatike duhet të shpenzojnë më shumë, thotë ekonomisti Lahman. Deri tani, shton ai, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo ka qenë një nga arsyet që e detyruan Qeverinë amerikane të ofrojë paketa ndihme për sektorë të caktuar të ekonomisë. "Nëse Qeveria e SHBA-ve nuk do të ndërhynte për të ndihmuar ekonominë, do të kishim probleme globale shumë më të mëdha, pasi Shtetet e Bashkuara përshkruhen si konsumatori më i rëndësishëm në botë. Në këto kushte, kur ky konsumator shtrëngon dorën, derisa Gjermania e Kina nuk marrin masa që të nxisin shpenzimet e konsumatorëve në vendet e tyre, atëherë ekonomia globale përballet me një problem të madh", thotë Lahman për radion Evropa e Lirë. Megjithatë, edhe ndërhyrja e administratës ekonomike në ekonomi ka rreziqe të tjera, ku më i madhi është tejkalimi i borxhit apo ajo që njihet në ekonomi si ‘mosbalanca e pagesave'. Lahman sqaron: "Ekonomia globale kishte nevojë për paketë ndihmash, por paketat e ndihmave duhet të ishin më të mëdha në Evropë dhe Kinë, derisa Shtetet e Bashkuara duhet të kishin ofruar paketa ndihmash më të vogla nga aktualet. Kjo ishte ajo që duhet të ndodhte. SHBA-të do të përballen me balancën e pagesave në momentin që do të fillojë rritja ekonomike", thotë Lahman. Një gjë e tillë do të krijojë probleme tek vendet eksportuese. Allen Meltzer nuk ndan të njëjtin mendim me ekonomistin Lahman. Meltzer, profesor ekonomie, thekson se vende si Gjermania nuk kishin nevojë për ndërhyrje masive të shtetit në ekonomi. "Mendoj se gjermanët po ndjekin një politikë të kujdesshme. Qeveria gjermane nuk është pushtuar nga paniku ashtu si administrata Obama. Mendoj se gjermanët do të rimëkëmben shpejt, kryesisht si rezultat i veprimit të sektorit privat", thotë Meltzer. Nga ana tjetër, Meltzer shton se tendenca aktuale për të kursyer nuk do të jetë në këtë shkallë në momentin që konsumatorët do të ndjejnë se të ardhurat e tyre janë rimëkëmbur. Meltzer pohon se nëse qeveritë nuk do të përpiqeshin të impononin vullnetin e tyre në ekonomitë kombëtare, ekonomia botërore do ta gjejë më lehtë rrugën për të dalë nga recesioni.

Â

KOMENTE