Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veton Surroi: Tërheqja e KFOR-it, pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
English

Veton Surroi: Tërheqja e KFOR-it, pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Prishtinë, 16 gusht NOA Update - Tërheqja e KFOR-it, duhet të realizohet vetëm pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ky është opsioni që hedh Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi.

Ai bëri të ditur sot se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, që tërheqja e trupave të NATO-s nga Kosova "të bëhet vetëm pas rrumbullakësimit të shtetësisë së Kosovës, funksionimit të institucioneve shtetërore në tërë territorin e saj dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë".

Surroi ka folur mbi objektivin e z, Rasmusen për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Kosova deri në fund të mandatit të tij, dhe ka komentuar synimin.

"Ky objektiv do të jetë i realizueshëm vetëm nëse edhe aktorët tjerë ndërkombëtarë, në radhë të parë BE-ja, arrijnë t'i qartësojnë politikat e tyre karshi Kosovës dhe në qoftë se hapin rrugë për një perspektivë evropiane të vendit", - deklaroi Surroi.

Z. Rasmusen, nga ana e tij, ka dhënë garanci se tërheqja eventuale e trupave të NATO-s do të jetë e kushtëzuar nga analizat paraprake të sigurisë.

Ai është pajtuar se tërheqja e NATO-s duhet të përcillet me një politikë të qartë evropiane për Kosovën dhe rajonin.

/a.b/k.k/NOA/

KOMENTE