Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iberoamerika në ekran, një kinema e ndryshme- një gjuhë e përbashkët
English

Iberoamerika në ekran, një kinema e ndryshme- një gjuhë e përbashkët

Tiranë, 16 gusht NOA - Prej Pirinejve deri në Patagoni një botë e tërë brenda një bote jeton, ëndërron dhe dashuron, një botë prej pesëqind milionë njerëzish që ndajnë një gjuhë të përbashkët ndërmjet dy kontinenteve.

Ambasada e Spanjës, po synon që brenda programacionit të saj kulturor, jo vetëm të bëjë të njohur në Shqipëri realitetin dhe kulturën spanjolle, por edhe realitetin dhe kulturën e shoqërive dhe njerëzve që ndjejnë dhe jetojnë në spanjisht.

Për këtë arsye, Java e VII e Kinemasë Spanjolle në Shqipëri, do të zhvillohet ndërmjet datave 17 dhe 22 gusht në Pogradeç, në orën 20:00, dhe që më pas do të udhëtojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, titullohet: Iberoamerika në Ekran dhe pretendon të njohë publikun shqiptar me botën e madhe të atyre që në Spanjë dhe më tej, ëndërrojnë në spanjisht.

Hyrja është e lirë dhe filmat do të shfaqen në versionin origjinal, me titra në anglisht dhe shqip.

Kinemaja iberoamerikane, për herë të parë e disponueshme për publikun shqiptar në të gjithë diversitetin e vet, është një kinema e pasur në tematikë dhe imagjinatë që jo gjithmonë është komercial.

Oliana Demiri, asistente ekzekutive e Ambasadës së Spanjës në Shqipëri, thekson se formula të tilla si bashkëprodhimi, të nxitura nga Spanja nëpërmjet Programit Ibermedia, kanë qenë një alternativë për t´i bërë ballë ngushtësisë së tregut kombëtar.

Filmat që përbëjnë këtë Cikël janë bashkëprodhimet e mëposhtme: Elsa dhe Fredi (Argjentina dhe España); Kaçimba (Kili, Argjentinë dhe Spanjë); Luleshtrydhe dhe Çokollatë (Kubë, Meksikë dhe Spanjë); Udhëtimi drejt Detit (Uruguaj dhe Argjentinë); Një Ari i Kuq (Argjentinë dhe Bolivi), dhe Havana Blues (Spanjë dhe Kubë).

Ky cikël do të shfaqet nga data 17 deri në datën 22 gusht, në Pogradec, në orën 20:00. Inaugurohet të hënë, në datën 17 gusht me "Elsa dhe Fredi".

Filmat do të shfaqen në këtë renditje:

17-08-2009 Elsa dhe Fredi, e argjentinasit Marco Carnevale, një tragjikomedi me protagonistë China Zorrilla dhe Manuel Alexandre. Një histori dashurie e vonë ku Elsa, 82 vjeçare, hyn në jetën e Fredit duke i treguar një mënyrë tjetër të jetuari.

18-08-2009 KAÇIMBA e kilianit Silvio Caiozzi, fituese çmimesh në festivale të shumta, tregon historinë e Markos, një nëpunës banke që tenton t´ u japë vlerë veprave të një piktori të panjohur kilian.

19-08-2009 Luleshtrydhe dhe çokollatë e kubanëve Tomás Gutiérrez Alea dhe Juan Carlos Tabío, mbi kërkimin e identitetit të Davidit, student i shkencave sociale në Universitetin e Havanës dhe Diegos, një artist homoseksual i obsesionuar me kulturën. Takimi nërmjet të dyve i jep fill një bote komplekse marrëdhëniesh ndërpersonale në të cilën përzihen miqësia dhe pasioni, që arrin të vërë në rrezik lirinë e të dyve.

20-08-2009 Udhëtimi drejt detit i uruguajanit Guillermo Casanova, mbi udhëtimin e gjashtë personazheve për të parë detin për herë të parë. Nëpërmjet këtij udhëtimi shpaloset mënyra e veçantë e të jetuarit dhe të ndjerit e secilit prej tyre, rrethuar nga peisazhe të gjelbra, drejt bregdetit dhe detit të panjohur.

21-08-2009 NJË ARI I KUQ i argjentinasit Adrián Caetano, një prodhim i vitit 2002 që tregon historinë e një njeriu, i quajtur "Oso", që pas shtatë vitesh burg për vrasje është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të rikuperuar jetën e tij.

22-08-2009 HAVANA BLUES i spanjollit Benito Zambrano, një komedi muzikal mbi kontradiktat që përjetojnë Ruy dhe Tito, dy muzikantë kubanë, dhe mbi rrugët e ndryshme që zgjedhin ata për t´i shpëtuar ndjesisë së të zënit në kurth në Kubë.

/a.k/b.a/NOA/

Â

KOMENTE