Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korfuz, i shkaktojnë dëme në lokal, greku vret një shqiptar dhe plagos rëndë një tjetër
English

Korfuz, i shkaktojnë dëme në lokal, greku vret një shqiptar dhe plagos rëndë një tjetër

Korfuz, 16 gusht NOA-Pasojat e konsumit të tepërt të alkoolit i kanë marrë jetën një emigranti shqiptar ndërsa i ka shpëtuar për pak vdekjes shoku i tij.

Sipas të dhënave të policisë shqiptare që i referohen autoriteteve greke, autori i vrasjes është pronari i lokalit të frekuentuar nga shqiptarët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03.55 të mëngjesit të ditës së sotme, në bashkinë e Kerkirës (Ishulli i Korfuzit-Greqi).

"Dy shtetasit shqiptarë pasi kishin konsumuar një sasi të konsiderueshme alkoli kanë filluar të shkaktojnë dëme materiale në lokalin e vrasësit", sqarojnë burimet zyrtare.

Viktima është Kleorand Alikaj, 35 vjeç nga fshati Mashkullorë i rrethit të Gjirokastrës, ndërkohë që i plagosuri rëndë wshtw 34 vjeçari Odise Dalarti, lindur dhe banues në qytetin e Sarandës.

Po të njëjtat burime saktësuan se autori i kësaj vrasjeje, shtetasi grek, Spiro Mërkuri, 40 vjeç, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga policia greke e ishullit.Â

m.i/NOA

KOMENTE