English

Kuvajt, zjarr në një ceremoni martesore, vdesin 40 dasmorë

Kuvajt, 16 gusht NOA - Ceremonia martesore e një çifti në Kuvajt është kthyer në tragjedi kur flakët e zjarrit kanë shkaktuar të paktën vdekjen e 40 dasmorëve.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në diskretin e Al Jahra në perëndim të kryeqytetit të Kuwait City, kur flakët e zjarrit kanë rënë në një tendë gjatë dasmës duke shkaktuar vdekje e 40 personave.

Dasma kishte disa orë që kishte nisur kur flakët e zjarrit janë konstatuar në tendë, dasmorët e alarmuar kanë tentuar të largohen por një pjesë e mirë e tyre nuk ja kanë dalë mbanë.

Megjithëse në vendngjarje mbërritën punonjësit e zjarrfikëses ka qenë tepër vonë për 40 dasmorë të cilët kishin gjetur vdekjen.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit.

k.k/NOA

KOMENTE