Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënshtetësia, peng për shqiptarët në Maqedoni
English

Nënshtetësia, peng për shqiptarët në Maqedoni

"Bie në sy se prej gjithë kushteve dhe formaliteteve që kërkon Ligji për shtetësinë, një prej tyre është tepër rigoroz. Fjala është se në procedura administrative për fitimin e shtetësisë e cila zhvillohet në MPB, në procedurë involvohet edhe sigurimi shtetëror i cili duhet të japë mendim paraprak", - thotë Kadriu

Marrja e nënshtetësisë vazhdon të mbetet një peng i madh për shumë qytetarë sidomos shqiptarë të cilët janë të anashkaluar në një vend i cili pretendon të jetë pjesë e BE-së. Shtetësia si në çdo shtet tjetër edhe në Maqedoni definohet në kuptimin juridik dhe politik për shkak se është një lidhje politike ndërmjet një personi dhe territorit të shtetit në të cilin ai jeton. Ajo çfarë është më e rëndësishme ka të bëjë me atë se çështja e nënshtetësisë mbi të gjitha është një e drejtë Kushtetuese.

E drejta

Në nivelin e të drejtës ndërkombëtare sipas ekspertëve çdo qytetarë me vetë momentin e lindjes në një territor i fiton dy të drejta themelore. E para është e drejta e emrit dhe tjetra ajo e shtetësisë. Por shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të ndjejnë këtë rëndesë dhe për ta çështja e nënshtetësisë ka qenë një problem i vazhdueshëm. Qytetarët në anën tjetër janë shprehur të zhgënjyer nga institucionet. Ata kanë thënë se ankesat e bëra në MPB kanë qenë të shurdhra dhe nuk janë dhënë asnjë përgjigje në këtë drejtim. Në zyrën e Avokatit të Popullit në Tetovë thonë se viteve të fundit nuk ka shumë ankesa për nënshtetësi. Zëdhënësja e kësaj zyre Martina Obradiç ka thënë se vitin e kaluar janë bërë dhjetë ankesa për shtetësi ndërsa brenda këtij viti vetëm dy. Obradiç ka deklaruar me këtë rast se "MPB i merr parasysh ankesat tona, por ndonjëherë ato vonohen, ndërsa ne insistojmë që të zgjidhe këto probleme për qytetarët".

Procedurat

Eksperti i çështjeve juridike Osman Kadriu tha për ‘Fakti Ditor' se për shqiptarët në Maqedoni çështja e nënshtetësisë ka qenë e politizuar, ndërkohë që sipas tij edhe Ligji mbi shtetësinë në Republikën e Maqedonisë i takon grupit të ligjeve diskriminuese meqenëse parashikon shumë kushte dhe formalitete për rregullimin dhe fitimin e nënshtetësisë së Maqedonisë. "Bie në sy se prej gjithë kushteve dhe formaliteteve që kërkon Ligji për shtetësinë, një prej tyre është tepër rigoroz. Fjala është se në procedura administrative për fitimin e shtetësisë e cila zhvillohet në MPB, në procedurë involvohet edhe sigurimi shtetërorë i cili duhet të jep mendim paraprak" thotë Kadriu. Sigurimi shtetërorë sipas tij, për shumë kandidatë shqiptarë ka dhënë mendim negativ në procedurë duke shfrytëzuar të drejtën e tij për të dhënë një mendim dhe vlerësim ." Në atë procedurë kemi patur raste që të kemi edhe shpërdorim të pozitës dhe tejkalim të autorizimit zyrtarë", thotë Kadriu.

Kadriu duke folur për atë se a i jepen qytetarit shqiptarë dy nga të drejtat themelore që kanë të bëjnë me emrin dhe atë të shtetësisë, ai u shpreh se " mjerisht Ligji tek ne është tejet rigoroz dhe këto kushte dhe formalitete që parashikon e drejta ndërkombëtare , e ngadalësojnë por edhe e pengojnë realizimin e të drejtës së shtetësisë si e drejtë Kushtetuese" tha Kadriu.

Ndryshe, në Maqedoni mbi 50 mijë shqiptarë vazhdojnë të mbeten pa nënshtetësi dhe kryesisht në këtë numër të madh janë edhe ata që kanë lindur në Maqedoni dhe jetojnë me vite të tëra në këtë vend. Kjo kategori e qytetarëve përbëhet kryesisht prej shqiptarëve që për mbi 50 vite e më tepër jetojnë në Maqedoni, por që kanë origjinë nga zonat e tjera shqiptare nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe ish vendet tjera të Jugosllavisë së shpërbërë.

KOMENTE