Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rreziqet për stabilitetin e Maqedonisë
English

Rreziqet për stabilitetin e Maqedonisë

Maqedonia rrezikohet nga destabilizimi nëse nuk ndërmerren masa për parandalimin e incidenteve ndëretnike, vlerësojnë ekspertët dhe organizatat joqeveritare, duke komentuar rrahjen masive ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në një lagje të Shkupit

Nga Isuf Kadriu

Ekspertët dhe organizatat joqeveritare kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me incidentet ndëretnike në Shkup. Ata kërkojnë nga organet shtetërore vigjilencë në menaxhimin e këtij rast, që të mos marrë përmasa edhe më dramatike, e që situatën do ta nxirrte jashtë kontrolli. "Baza e qytetarëve po kontaminohet me helm ndëretnik; do të thotë, me mostolerancë ndëretnike. Kur të rinjtë e urrejnë njëri-tjetrin, atëherë çfarë shoqërie mund të zhvillojmë ne këtu në Maqedoni?! Mendoj se autoritetet duhet të reagojnë dhe Ministria e Brendshme menjëherë t'i arrestojë këto grupe huliganësh, që dogjën edhe flamurin shqiptar në stadiumin e qytetit dhe për çdo muaj bëjnë nga një incident ndëretnik në vend", tha Artan Grubi, kryetar i Lëvizjes Qytetare "Zgjohu". Në këtë drejtim, Mirjana Malevska, ligjëruese universitare dhe njohëse e raporteve ndëretnike në Maqedoni, tha se fajtorët e këtij incidenti patjetër duhet të nxirren para drejtësisë. "Në një shoqëri çdoherë mund të paraqiten dukuritë ekstremiste, por me këtë rast është shumë me rëndësi që shteti, dhe organet e tij siç është dhe policia, t'i gjejë fajtorët dhe t'i nxjerrë para drejtësisë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dëshmojë se kujdeset njësoj për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike", tha Malevska, duke ftuar para së gjithash liderët e partive politike që të punojnë në favor të tolerancës dhe të përmbahen nga fjalori i tyre i nxitjes, pasi në situata të këtilla, sipas saj, mjafton një inkurajim i vogël i cilësdo palë që situata të rëndohet edhe më tej. "Duhet të punohet shumë në krijimin e një atmosfere tolerante dhe këtë, para së gjithash, duhet ta bëjnë liderët politikë, të përmbahen nga fjalori i tyre ekstremist, të përmbahen nga shfrytëzimi i ndjenjave nacionale të qytetarëve për qëllime të ulëta politike, duke mos mbajtur llogari me këtë rast se mund t'i dëmtojnë rëndë marrëdhëniet ndëretnike, e me këtë edhe stabilitetin e shtetit", deklaroi Mirjana Malevska. Ajo shtoi se rasti i konfrontimit në baza nacionale në Lagjen Nerez të Shkupit është edhe një fakt i dhimbshëm, se edhe 8 vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur dhe arritjes së Marrëveshjes paqësore të Ohrit, në Maqedoni, sipas saj, ende nuk është arritur të kapërcehen paragjykimet etnike. Edhe Artan Grubi mendon se gjatë periudhës që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, shumë pak është punuar në krijimin e një tolerance të mirëfilltë mes dy grupeve më të mëdha etnike në Maqedoni. Ai thotë se incidentet janë edhe pasojë e raporteve jo të mira mes partnerëve të koalicionit qeveritar. "Incidenti buron drejtpërdrejt nga marrëdhëniet e këqija ndëretnike, që janë në koalicionin qeveritar mes partnerëve maqedonas dhe shqiptarë. D. m. th. injoranca që partneri maqedonas u bën marrëdhënieve ndëretnike, tani ka pasoja tek qytetarët e thjeshtë dhe tek gjithë shoqëria. Më duhet të them se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë, pasojë e moratoriumit të shpallur nga ana e VMRO-DPMNE-së në vitin 2006 për marrëdhëniet ndëretnike", tha Artan Grubi. Incidentit ndodhi të dielën në mbrëmje, në Lagjen Nerez të Shkupit, kur një grup i maqedonasve etnikë, të quajtur "komitët", kishte sulmuar banorët shqiptarë të lagjes. Nga sulmet me shufra të hekurit, thika, gurë e sende tjera të forta, nuk ishin kursyer as gratë e fëmijët dhe për pasojë disa prej tyre edhe ishin shtruar në spital. Policia, e cila ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes, nuk ka ndërhyrë në evitimin e incidentit, i cili ka shkaktuar reagime të shumta si nga partitë politike, ashtu edhe nga qytetarët dhe organizatat joqeveritare. RFE

Â

Opinion

Â

Njohja e albanologjisë

Sesioni shkencor mbahet më 27 dhe më 28 gusht, do të thotë, në dy ditët e fundit të punës së seminarit dhe është i organizuar në dy fusha, të gjuhësisë dhe të letërsisë. Në fushën e gjuhësisë do të flitet për shqipen e folur dhe shqipen standarde, ndërkaq në fushën e letërsisë do të flitet për romanin e sotëm shqiptar

Nga Bekim Bislimi

Edicioni i 28-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare tashmë ka filluar dhe mbi 70 studentë të huaj kanë nisur kurset për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe për të thelluar njohjet e tyre për këtë gjuhë. Kështu thonë organizatorët e këtij seminari. Prof. dr. Sala Ahmetaj, përgjegjëse për kurset e gjuhës, thotë se janë organizuar shtatë kurse në tri nivele, të cilat janë konform kërkesave të seminaristëve. "Niveli i parë është paraparë të përfshijë vijuesit që nuk e njohin gjuhën shqipe ose supozojmë se nuk e njohin. Kurse, në nivelin e dytë janë ata që tashmë kanë mësuar shqipen, por duan t'i thellojnë njohuritë dhe ta mësojnë gramatikën më mirë. Niveli i tretë është për vijuesit që janë formësuar dhe mund t'i konsiderojmë si albanologë të përgatitur, që mund të japin kontribut në debate të caktuara", shpjegon Ahmetaj. Ndërkaq, Blerta Ismajli, sekretare profesionale e seminarit, shpreh mendimin se numri i pjesëmarrësve në seminar është barometër që tregon interesimin në botë për albanologjinë në përgjithësi. "Ky numër kaq i madh i pjesëmarrësve dhe i kurseve tregon interesimin e pjesëmarrësve. Në mesin e tyre ka shumë pjesëmarrës që janë të rinj, ndonëse nuk janë gjithmonë fillestarë në studimet dhe në mësimin e shqipes, por janë të rinj si seminaristë. Kjo tregon edhe për vazhdimësinë e interesimit nëpër qendrat e ndryshme në botë sa i përket mësimit të gjuhës shqipe", thotë Ismajli. Në anën tjetër, disa seminaristë të huaj tashmë kanë filluar angazhimet e tyre në seminar. Albanologu Aleksander Novik, nga Universiteti i Peterburgut në Rusi, thotë se që nga viti 1990, në vazhdimësi ka përcjellë punën e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. "Tani kam ardhur këtu, bashkë me studentët e mi, për të marrë pjesë në këtë seminar, sepse për studentët tanë është shumë e dobishme që të marrin pjesë në kurset e shqipes, për të komunikuar me shqiptarë, për të përmirësuar gjuhën shqipe e kështu me radhë". "Është shumë interesante t'i dëgjoj kumtesat e kolegëve tanë nga vendet e ndryshme të botës. Është shumë interesante për ne që të kemi mundësi të tregojmë diçka për hulumtimet në vendet tona për shqiptarët dhe për botën shqiptare", shprehet Novik. Ngjashëm thotë edhe Gjovana Nançi nga Italia: "Ardhja në Kosovë, me mundësinë që të jem në kontakt me gjuhën, me kulturën, si dhe seminari, më japin mundësi që të marr njohuri më të thelluara në fushën e albanologjisë, si dhe normalisht, krijimin e marrëdhënieve me kolegët në kurse dhe marrëdhënie shoqërore. Kam disa miq këtu në Prishtinë. Pra, në përgjithësi, kontakt me njerëz, me gjuhë, me kulturën dhe me traditat". Sidoqoftë, zonjusha Ismajli thekson se përveç kurseve të gjuhës shqipe, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të përmbajë edhe nivele tjera punimesh. "Sesioni shkencor mbahet më 27 dhe më 28 gusht, do të thotë, në dy ditët e fundit të punës së seminarit dhe është i organizuar në dy fusha, të gjuhësisë dhe të letërsisë. Në fushën e gjuhësisë do të flitet për shqipen e folur dhe shqipen standarde, ndërkaq në fushën e letërsisë do të flitet për romanin e sotëm shqiptar". "Para se të vijmë te sesioni shkencor, për gjatë këtyre dy javëve, do të mbahen rregullisht ligjërata dhe referime. Do të ketë edhe një tryezë të rrumbullakët për dy personalitete të kulturës shqiptare, për gjuhëtarin e njohur Selman Riza dhe për shkrimtarin Jakov Xoxa".

Â

KOMENTE