English

Shkodër, kapet 28 vjeçari i kërkuar për vjedhje

Shkodër, 18 gusht NOA-Kapet nga policia, dy ditë pasi kishte kryer veprën penale të vjedhjes, një 28 vjeçar nga qyteti i Shkodrës. Â

Sipas komunikatës së policisë, i arrestuari është Markolin Prendi, vjeç 28, lindur në lagjen "Danjel Matlia" dhe banues në lagjen "Perlat Rexhepi" të qytetit Shkodër, i dënuar dhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Në datën 16 gusht, rreth orës 14.00, në lagjen "Skënderbeg", ky shtetas ka hyrë në ambientet e Maternitetit Shkodër, pikërisht tek dhoma që përdorej si garderobë nga punonjësit e maternitetit, dhe ka vjedhur në dollap 250 Euro si dhe disa sende të tjera personale të këtyre punonjësve.

Materialet në ngarkim të shtetasit Markolin Prendi do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të "Vjedhjes".

m.i/NOA

KOMENTE