Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Rimëkëmbja e plotë kërkon ndryshime
English

Fondi Monetar Ndërkombëtar: Rimëkëmbja e plotë kërkon ndryshime

Tiranë, 19 gusht NOA - Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se bota ka nisur të rimëkëmbet nga recesioni, por një rimëkëmbje e qëndrueshme do të kërkojë ide dhe veprime të reja nga ekonomitë e mëdha.

Në një raport të lëshuar nga FMN i cituar sot nga RFE, këshilltari ekonomik në këtë fond, Olivier Blançard ka thënë se rënia e shpejtë ekonomike, më e keqja në shtatë dekada, ka lënë vrragë të "thella" financiare, të cilat do të prekin furnizimet dhe kërkesat për vite. Raporti thotë se rimëkëmbja e qëndrueshme globale do të kërkojë nga ekonomitë, që aktualisht kanë konsumim të madh të prodhimeve, si SHBA-të, të rifokusohen në rritjen e eksporteve të tyre.

Ndërsa nga ekonomitë aziatike, si Kina, kërkohet që të ndërmarrin hapa për inkurajimin e qytetarëve, që të shpenzojnë më tepër dhe të rrisin kërkesat për eksport.

KOMENTE