Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prezantohen tre plane tarifore të sherbimit të internetit, Eagle Age
English

Prezantohen tre plane tarifore të sherbimit të internetit, "Eagle Age"

Tiranë, 19 Gusht NOA - Kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile, ka prezantuar për abonentët e saj tre plane te reja tarifore.

Eagle Age Unlimited, Eagle Age Basic dhe Eagle Age Day/Night ofrohen për klientët që dëshirojnë të lundrojnë në internet me anë të teknologjisë më të përparuar të internetit, EDGE, nëpërmjet laptopit apo kompjuterit të tyre personal.

Shërbimi i përparuar i internetit, EDGE, ofron shpejtësi shkarkimi (download) deri 384 kbps dhe ngarkimi 48 kbps (upload).

Kompania tha se këta programe tarifore janë përgatitur në përshtatje me nevojat e përdoruesve të shpeshtë të internetit, atyre që preferojnë përdorim të matur kohor dhe studentëve/rinisë të cilët kërkojnë ose përdorin internet në orët e vona, apo fundjavë.

Në këtë mënyrë një risi e këtij shërbimi të Eagle Mobile është ofrimi i mundësisë së lundrimit në internet "me shpejtësi të lartë, kudo, edhe në lëvizje".

Eagle Age ofrohet me anë të USB modem, ku çdo abonent Eagle me kontratë do të ketë mundësinë të përfitojë falas Modemin USB dhe kartën SIM. Eagle Mobile vazhdon të mbajë fjalën duke zbatuar çmimet më konkurruese në treg për çdo shërbim të saj, që renditen ndër më modernet.

Plani tarifor Eagle Age Unlimited ofrohet për përdoruesit e shpeshtë të internetit. Ata që zgjedhin këtë program tarifor mund të lundrojnë pa pagese në internet për vetëm 4,900 Lekë pagesë fikse në muaj.

Ndërsa Eagle Age Basic është projektuar për përdorues të matur të internetit, të cilët mund të navigojnë në internet me një pagese mujore prej 2,900 lekë në muaj.

Programi tarifor Eagle Age Day/Night që është përshtatur për përdorimin e studentëve, ofron internet pa pagesë gjatë intervalit të natës dhe në fundjavë për një pagesë mujore prej 3,500 lekë në muaj. Përdoruesit do të përfitojnë falas modemin USB, duke nënshkruar një kontratë 12 mujore.

/a.k.el/NOA/

KOMENTE