Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urime për ditëlindjen, zoti President!
English

Urime për ditëlindjen, zoti President!

Nga Michael Staples

Â

Për të mirë apo për të keq, Bill Clinton gjatë viteve të kaluara ka arritur me sukses të joshë vëmendjen e opinionit publik. Pa marrë parasysh se a e ka bërë këtë me ndihmën e aftësive të tij të jashtëzakonshme retorike, me anë të aksioneve të tij në skenë apo me atë që ka bërë prapa dyerve të mbyllura, ky njëri gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij ka qenë në qendër të vëmendjes.

Pa marrë parasysh ndjenjat që keni për kryetarin e 42-të të SHBA-së, ai mbushi 63 vjet dhe kjo është një arsye për gëzim kolektiv. William Jefferson Clinton ka lindur si William Jefferson Blythe IV në Arkanzas, më 19 gusht të vitit 1946. Babai i Clintonit, William Blythe, humbi jetën në një aksident trafiku, para lindjes së birit të tij. Gjatë viteve të adoleshencës, guvernatori i ardhshëm i Arkanzasit dhe presidenti i ardhshëm i SHBA-së mori përsipër mbiemrin e njerkut të tij, Roger Clinton dhe filloi edukimin. Clinton ka diplomuar në Universitetin Georgetown në vitin 1968, ndërsa në vitin 1973 e kreu Fakultetin Juridik në Universitetin Yale. Gjatë kohës sa ishte student, ai u takua me bashkëshorten e tij, Hillary Rodham, aktualisht sekretare amerikane e Shtetit në administratën e Barack Obamës. Clinton u zgjodh kryetar i SHBA-së në vitin 1992, të cilin funksion e ushtroi deri në vitin 2000. Në skenën e brendshme, gjërat gjatë presidencës së tij në përgjithësi ishin të favorshme. Në skenën globale, Clinton u përball me vendosmëri me krizën në Kosovë dhe u angazhua me zell për paqe në Lindjen e Mesme. Përkundër sukseseve të tij brenda dhe jashtë vendit, presidenca e Clintonit mbahet mend më shumë për shkak të aksioneve të tij prapa skenës. Presidenca e tij u ndoq nga padia civile nën akuzat se ka abuzuar seksualisht punëtoren shtetërore, Paula Jones, gjatë kohës sa ka qenë guvernator i Arkanzasit. Ai gjithashtu u përball me telashe për shkak të marrëdhënies që ka pasur me praktikanten në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky. Përkundër këtyre problemeve, Clinton bëri atë që është dashur të bëjë, kur ngjarjet botërore diktuan aksion të vendosur. Në kohën kur skandali Lewinsky kishte arritur kulmin, ai dha urdhrin për sulme me raketa në Afganistan dhe Sudan si kundërpërgjigje ndaj sulmeve terroriste me bomba kundër ambasadave amerikane në Afrikë. Askush nuk i di arsyet, por njerëzit në mbarë botën vendosën ta falin Clintonin për skandalet e tij dhe vendosën të përqafojnë kualitetet e tij tjera të shumta. Më herët gjatë këtij muaji, Clinton dëshmoi se fuqia e tij joshëse shkon përtej kufijve të SHBA-së, pasi që në Korenë e Veriut siguroi lirimin e dy gazetareve të arrestuara amerikane. Në vitin 2004, gjatë promovimit të autobiografisë së tij My Life, në Toronto ai u pyet pse njerëzit e pëlqejnë atë aq shumë, përkundër të kaluarës së tij të karakterizuar nga skandalet. "Nuk jam i sigurt. Mendoj për arsye se njerëzit në gjithë botën kanë menduar se dëshiroj një ardhmëri të përbashkët me ta dhe se shekullin e 21-të e kam parë si një epokë të bashkëpunimit e jo të konflikteve", u përgjigj Clinton. Urime ditëlindjen, zoti President dhe pritsh edhe shumë të tjera! (*) "Daily Gleaner" SHBA

Â

KOMENTE