English

Vrau 30 burra për dy vjet, zbulohet vrasësja seriale vetëm 17-vjeçe

Brazil, 19 gusht NOA - Për para, për hakmarrje apo edhe për të vënë drejtësinë në vend kur e ngacmonin, ishin shkaqet kryesore që detyruan një 17-vjeçare të vriste jo pak por 30 burra.

Vrasësja seriale ka tronditur policinë e Brazilit e cila u shokua kur zbuloi autoren e 30 vrasjeve që ishte vetëm 17-vjeçe.

Sipas gazetës "The Sun", vajza ishte 15-vjeçe kur kreu vrasjen e parë.

Me një thikë ajo vrau një burrë dhe po me të njëjtën thikë për dy vjet radhazi do të vriste edhe 29 burra të tjerë.

Ajo që ka çuditur policinë, nuk ka qenë vetëm mosha e mitur e vajzës e cila nuk e pengonte atë për të vrarë burra, por mënyra e fshehtë dhe manipulimi i provave prej saj që nuk e çonin asnjëherë në polici.

Ajo u zbulua pak ditë më parë pasi u arrestua gjatë një rrahje në një rrugë në San Paolo.

Më tej para hetuesve ajo tregoi detaje duke qeshur për krimet që kishte kryer.

Një burrë kishte mbetur viktimë e të miturës vetëm nga një rast fare banal.

Ai i derdhi asaj gotën e uiskit në fytyrë, dhe për këtë e pagoi pak kohë më vonë me disa thika në trup.

Vajza nuk harronte apo falte lehtë gjithçka e saj ishte thika me të cilën vinte drejtësinë në vend.

Mësohet se para hetuesve ajo deklaroi se krimet do t'i rrëfente pa mbushur 18-vjeçe me qëllim që të gjykohej si e mitur.

Detektivët e tronditur thanë se kjo vajzë madje qeshte ku ua numëronte atyre viktimat e saj.

Policia frikësohet se vajza është "njëra prej vrasësve serial më produktiv mes adoleshentëve"

"Nuk kam mjaft guxim për të mbajtur revole, por thikën mund ta mbajë. E pranoj, se këtë mendova ta bëjë para se t'i mbush 18 vjet, që mos ta mërzis familjen", ka deklaruar adoleshentja e cila i vrau viktimat me të njëjtën thikë. Ndërsa ishte mburrur për rastin e burrit që e vrau se i kishte derdhur uiskin në fytyrë.

k.k/NOA

KOMENTE