English

Zjarr në Livadhja të Sarandës, digjen tre shtëpi e ullishtet

Sarandë, 19 gusht NOA-Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme komunën e Livadhjas në qytetin e Sarandës duke djegur tre shtëpi dhe shumë rrënjë ullinj.

Sipas të dhënave të kryetarit të komunës së Livadhjasë, mendohet që zjarri të jetë vënë i qëllimshëm por ajo më problematike mbetet përhapja e zjarrit dhe në fshatrat fqinjë.

Kryekomunari Irodhi Dalani ka fajësuar përmes medias zjarrëfikëset për vonesën e tyre ndërsa thekson se zjarri ka shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht jo në jetën ë njerëzve për shkak te evakuimit në kohë të banorëve.

Sipas tij, për shkak të terrenit malor është e vështirë shuarja e zjarrit, i cili duket se do të vazhdojë dhe gjatë natës të shkaktojë dëme në ullishtet e zonës dhe banesat e afërta me to.

Kryetari i komunës së Livadhjasë ka deklaruar se ditën e nesërme do të verifikohen dëmet që ka shkaktuar zjarri për të marrë më pas masat për dëmshpërblimin e banorëve të dëmtuar prej tij.

m.i/NOA

KOMENTE