English

Irak, ndalohen 11 oficerë, dështuan për sigurimin e ndërtesave qeveritare

Irak, 20 gusht NOA - Autoritetet irakiane kanë ndaluar sot 11 oficerë të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me dështimin e masave të sigurisë pranë Zonës së Gjelbër në Bagdad ku shpërthyen disa bomba duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Mediat franceze cituan sot një zëdhënës të ushtrisë irakiane i cili u ka thënë atyre se rregullat i ndalojnë oficerët e sigurisë të lejojnë kamionët si ata që shpërthyen dje, t'u afrohen ndërtesave qeveritare. Masat e shtrënguara të sigurisë megjithatë nuk arritën sot të parandalojnë një shpërthim tjetër në kryeqytetin irakian.

Bomba dhe mortaja shpërthyen njëra pas tjetrës dje në pjesë të ndryshme të Bagdadit duke e kthyer të mërkurën në ditën më të përgjakshme që pas largimit të NATO-s nga vendi.

KOMENTE