Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parcelat me kanabis, ndalohet poseduesi dhe kryeplaku i fshatit
English

Parcelat me kanabis, ndalohet poseduesi dhe kryeplaku i fshatit

Koman, 20 gusht, NOA - Policia e Pukës ka ndaluar dy persona si të dyshuar për posedimin në bashkëpunim të tre parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, dy të ndaluarit janë Josif Gjonej, vjeç 47, kryeplak i fshatit Koman të komunës së Temalit dhe Aleks Gjonej, vjeç 34, lindur në Koman dhe banues në këtë fshat.

Arrestimi i këtij të fundit u bë pasi u mor nën hetim për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", pasi më datën 19. 08. 2009 nga ana e forcave të policisë së Pukës, në vendin e quajtur "Bjeshkët e Komanit", në territorin e fshatit Koman janë gjetur tre parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sattiva, gjithsej 600 rrënjë të cilat pasi u shkulën, u dogjën me zjarr.

Ndërsa arrestimi i Josif Gjonejit u bë pasi u mor nën hetim për veprat penale të " "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Moskallëzimit të krimit" në lidhje me mosnjoftimin për tre parcelat e gjetura në territorin që ai mbulon si kryeplak.

n.e/NOA

KOMENTE