Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Ramën e tmerron çdo ide që synon zbatimin e ligjit në territorin e prefekturës së Tiranës
English

PD: Ramën e tmerron çdo ide që synon zbatimin e ligjit në territorin e prefekturës së Tiranës

Tiranë, 20 gusht NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot për deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste Saimir Tahiri i cili tha se emërimi i Prefektit të Tiranës është dëshmia e radhës së pushtetit abuziv e financiar të Sali Berishës.

"Edi Rama nxori sot Sajmir Stilolapsin për të mashtruar trilluar dhe shpifur siç tashmë bën çdo ditë.

Edi Rama ky humbës i madh që ka frikë nga ligji se e dhunon çdo ditë atë, tmerrohet nga emërimi i prefektit të ri të Tiranës, juristit Keltis Kruja, njërit prej drejtuesve kryesorë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këto 12 vitet e fundit" deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

"Ramën dhe ndonjë tjetër si ai, që e konsiderojnë Tiranën si çiflig të aferave të tyre të pista për të grabitur pronat e qytetarëve, për t'i dhënë dy firmave të veta 70% të lejeve të ndërtimit e që po ndërton edhe qytezën me Delijorgjin, e tmerron çdo ide që synon zbatimin dhe forcimin e ligjit dhe shtetit ligjor në territorin e prefekturës së Tiranë" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

KOMENTE