Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim me tritol në një magazinë. Pronari: Nuk kam ndonjë konflikt
English

Shpërthim me tritol në një magazinë. Pronari: Nuk kam ndonjë konflikt

Shkodër, 20 gusht, NOA - Një shpërthim i madh me lëndë eksplozive ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm komunën e Bëlticës në rrethin e Shkodrës.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet e ditur se shpërthimi dyshohet të jetë realizuar me tritol dhe objekti i saj ka qenë një magazinë në pronësi të Mark Gjergjit.

I pyetur nga policia për ngjarjen, ai është shprehur se nuk ka ndonjë konflikt, i cili të mund të jetë bërë shkak për realizimin e këtij akti.

Ndërkaq, policia shton ndër të tjera se për fat, nuk ka asnjë viktimë dhe as të lënduar nga kjo ngjarje, por gjithsesi, ajo është shoqëruar me dëme të shumta materiale.

Ajo ka nisur hetimin për të gjetur autorët e vënies së eksplozivit, të cilët deri tani kanë mbetur të paidentifikuar.

n.e/NOA

Â

KOMENTE