Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, zyrtarëve të OSBE-së: Zgjedhjet e 28 qershorit më të mirat në histori
English

Berisha, zyrtarëve të OSBE-së: Zgjedhjet e 28 qershorit më të mirat në histori

Tiranë, 21 gusht NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot një delegacion, të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck. Në këtë takim merrte pjesë dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Robert Bosch.

Të pranishmit i kërkuan Kryeministrit Berisha përshtypjet e tij në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Kryeministri Berisha theksoi se në këto zgjedhje u eliminuan përfundimisht, për herë të parë, fenomenet negative që kanë nxirë zgjedhjet e mëparshme në vend, fenomeni i "dushkut", problemet në listat e zgjedhësve dhe identifikimi i tyre, falë edhe kontributit të OSBE-së.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se dita e votimit dhe procesi i numërimit në 4750 qendra votimi dhe 66 qendra numërimi të votave ishin plotësisht të qeta si dhe se, si kurrë më parë, të gjithë komisionerët, përfshirë edhe ata të opozitës, kanë firmosur procesverbalet dhe tabelat e rezultateve në të gjitha qendrat e votimit, përveç 15 prej tyre, dëshmi kjo e transparencës së procesit dhe e maturisë demokratike të komisionerëve.

"Të gjitha forcat politike, të cilat kanë pasur çdo lloj dyshimi për procesin e numërimit të votave, kanë pasur mundësinë që të marrin videot me pamjet filmike të numërimit, siç veproi Partia Socialiste, e cila mori videon e Qarkut të Beratit" deklaroi Berisha.

Kryeministri theksoi se për shkak të këtyre përmirësimeve, numri i ankesave nga rreth 400 që ishin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, u ul në mënyrë drastike në vetëm 34 ankesa.

Berisha nënvizoi se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve, edhe pas kundërshtive dhe debateve mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga forcat politike, KQZ-ja miratoi çdo mandat dhe rezultatin e përgjithshëm me votim unanim 7-0.

Ai e vlerësoi këtë si një arritje shumë të rëndësishme dhe si një dëshmi të shkallës së lartë të përgjegjësisë të komisionerëve të opozitës dhe të mbarë spektrit politik shqiptar.

Nga ana e tij Grossruck shprehu kënaqësinë që zgjedhjet ishin të mira dhe pa tensione dhe se u konstatuan vetëm disa problem teknike. Ai u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR, i cili do të dalë më vonë, Â do të përmbajë natyrisht rekomandime për përmirësimin e këtyre problemeve dhe ftoi autoritetet shqiptare t'i merrnin ato në shqyrtim.

k.k/NOA

KOMENTE