English

Gripi i derrave, katër raste të reja në Tiranë, shkon në 20 numri i të prekurve

Tiranë, 21 gusht NOA - Gripi i derrave ka prekur edhe katër persona të tjerë në Shqipëri duke e çuar numrin zyrtar të të infektuarve në 20.

Insituti i Shëndetit Publik informoi sot se janë konfirmuar edhe katër raste të tjera të infektuar nga virusi A/H1N1.

Sipas ISHP, rastet janë konfirmuar pas analizave të kryera në Bukuresht.

Mësohet se të katërt personat e infektuar janë nga Tirana.

Ndërkohë që katër rastet e reja me virusin A/H1N1, çojnë në total në 20 numrin e të prekurve nga gripi i derrave.

Në asnjë rast pacientet e infektuar nuk kanë shfaqur shqetësime serioze.

Sipas mjekëve të spitalit "Nënë Tereza" në urgjencë mbërritje çdo ditë shume persona të cilët janë të prekur nga gripi normal ndërsa frika e tyre e gripit të derrit ka bërë që ata të mos neglizhojnë sëmundjen.

k.k/NOA

KOMENTE