English

Negociatat për emrin, Maqedonia bën të ditur qëndrimet e saj mbi idetë e OBK-së

Shkup, 21 gusht, NOA - Maqedonia është aktive në pjesëmarrjen për çështjen e emrit që do të ruajë identitetin, dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve të saj dhe që bazohet mbi vlerat euroatlantike të demokracisë.

Ky është qëndrimi që përfaqësuesi i Maqedonisë në bisedimet për çështjen e emrit, ambasadori Zoran Jolevski i komunikoi në Nju-Jork ndërmjetësuesit të OKB-së, Methju Nimic për qëndrimin e vendit të tij për projekt-idetë e tij të modifikuara që i paraqiti gjatë vizitës në muajin korrik në Shkup dhe Athinë.

Sipas Jolevskit, Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret të bëhet anëtare e NATO-s dhe për këtë shkak qytetarët e saj me të drejtë presin integrimin e shpejtë të saj për shkak se ata e kanë merituar dhe ndarë vlerat e institucioneve euroatlantike.

E ndërsa ka marrë këtë qëndrim zyrtar nga ana e Maqedonisë, Nimiç para dy ditësh ka marrë edhe atë të Greqisë për projektidetë e tij mbi zgjidhjen e çështjes së emrit. U deklarua se këto projektime ishin kundërshtuar nga Greqia, por negociuesi grek, Ademantios Vasilaqis e përgënjeshtroi faktin që Athina t' ketë refuzuar ato.

Sipas tij, pala greke insiston në gjetjen e një kompromisi me përcaktimin gjeografik.

Projekt-idetë e modifikuara të Nimiçit, rekomandonin emrin "Republika Veriore e Maqedonisë".

n.e/NOA

Â

KOMENTE