English

Prangoset nga policia, kanosi familjarët e tij, i gjendet armë e fshehur në banesë

Shkodër, 21 gusht, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë Shaqir Rekajn, vjeç 44, lindur dhe banues në fshatin Ura e Shtrenjtë në Shkodër, pasi ka kanosur me armë zjarri familjarët e tij.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, forcat e policisë kanë marrë njoftim se ky person ka kanosur me armë zjarri familjarët dhe se me të marrë informacionin, policët kanë mbërritur në banesën e këtij personi dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, me një krehër pa fishekë, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Nga ana e policisë u kryen veprimet proceduriale dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".

KOMENTE