Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama pas takimit me zyrtarët e OSBE-së: Objektivi i PS-së, zgjedhje të parakohshme
English

Rama pas takimit me zyrtarët e OSBE-së: Objektivi i PS-së, zgjedhje të parakohshme

Tiranë, 21 gusht NOA - "Zgjedhjet e parakohshme janë pas asnjë dyshim një objektiv i Partisë Socialiste", kjo deklaratë e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama vjen vetëm pak minuta pas takimit të tij me zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grossruck i cili ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë deklaratës së tij për mediat Rama theksoi se PS nuk do të njohë zgjedhjet e 28 qershorit dhe do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

"Ky është qëndrim zyrtar i PS-së dhe pa as më të voglin dyshim ky parlament ka legjitimitet të cungur rëndë edhe qeveria që do të dalë ka një mandat që për ne është i pamjaftueshëm për të respektuar vijimësinë normale të saj.

Zgjedhjet e parakohshme janë pas asnjë dyshim një objektiv që buron jo nga një nevojë për të ndryshuar pushtetin nga duart e një partie në duart e një partie tjetër por për të vendosur demokraci në vend" deklaroi kreu i PS-së.

Sipas tij PS lufton për vendosjen e bazës pa të cilën nuk ka jetë demokratike normale.

"Nuk ka dialog dhe nuk ka shanse për të realizuar ato konsensuse që i duhen një shoqërie demokratike dhe një vendi që ka këto sfida për këtë arsye ne jemi të bindur se misioni ynë sot si opozitë është të mbrojmë demokracinë e kërcënuar për të gjithë ata që sot pas zgjedhjeve janë vënë në shënjestër të pushtetit, si media sipërmarrës, qytetarë që për shkak të qëndrimeve të tyre politike goditen sot" shti më tej Rama.

k.k/NOA

KOMENTE