English

Zjarr në Patos, rrezikohet një depo me municione

Fier, 21 gusht NOA - Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot rreth 60 hektarë ullishte në në fshatin Lararit të Patosit.

Zjarri ka rrezikuar të shpërthejë një depo municionesh të vjetra në ish-repartin e raketave që ndodhet në fshatin Lalarit. Megjithëse u përpoqën të shuajnë flakët e zjarrit me mjete rrethanore, banorët e fshatit nuk kanë mundur as t'i neutralizojnë flakët duke njoftuar kështu punonjësit e zjarrëfikëses, të cilët e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen për shkakto të terrenit të thyer malor.

Ndërkohë që pas rënies së zjarrit banorët e fshatit kanë dëgjuar shpërthime që sipas tyre janë të municioneve të vjetra të cilët ndodhet prej vitesh në një depo në këtë fshat.

k.k/NOA

KOMENTE