Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy grabitës në Prizren i vjedhin arkës së Korporatës Energjitike 33 mijë euro
English

Dy grabitës në Prizren i vjedhin arkës së Korporatës Energjitike 33 mijë euro

Prizren, 22 gusht NOA-Dy persona kanë grabitur mbrëmë Korporatën Energjetike të Kosovës në qytetin e Prizrenit duke marrë nga arka e saj rreth 33 mijë euro.

Sipas policisë së Kosovës, Â efektivat janë vënë në ndjekje të personave të dyshimtë të cilët në ikje e sipër kanë plagosur dhe një punonjës të Korporatës.

Avdi Temaj, ka marrë dy plumba dhe jeta e tij ka qenë në rrezik, por ai ka mbijetuar pas operacionit që i është bërë në Spitalin e Prizrenit.

Një punonjës i një kompanie private të sigurimit ka marrë vetëm lëndime të lehta trupore.

Drejtori i Policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, deklaroi se të dyshuarit e kanë shoqëruar punonjësin e KEK-ut, i cili është nisur në drejtim të një banke për t'i dorëzuar paratë e grumbulluara në arkë gjatë ditës.

Të dyshuarit, të hipur në motoçikleta, sipas tij, pas kryerjes së krimit janë larguar në drejtim të panjohur.

Bazuar në informacionet e mbledhura, policia e Prizrenit, sipas tij, ka hartuar planin e ndriçimit të këtij rasti dhe me këtë rast ka zhvilluar një operacion bastisjeje në një kampshtëpizë në fshatin Reçan, ku policia dyshon se mund të jetë baza e plaçkitësve.

"Aty kemi gjetur rreth 20 telefona mobil dhe një sasi municioni, por jo të dyshuarit", tha drejtori i policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, sipas të cilit, policia është në kërkim të autorëve të kësaj ngjarjeje.

m.i/NOA

KOMENTE