Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Të krijohet tregu i hapur shqiptar. Shkëmbimet me Kosovën minimale
English

Konfindustria: Të krijohet tregu i hapur shqiptar. Shkëmbimet me Kosovën minimale

Tiranë, 22 gusht, NOA - Konfindustria shpreh shqetësimin e saj lidhur me shkallën mjaft të ulët të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe ripërsërit domosdoshmërinë e veprimeve të shpejta institucionale të përbashkëta të dy vendeve tona për të ndërtuar Tregun e Hapur Shqiptar si kusht mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në një deklaratë të saj, Konfindustria vlerëson se lidhur me këtë proces të dyja vendet paraqiten mjaft të vonuara dhe se Tregu i Hapur Shqiptar është tërësisht nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe vetë përvojës së vendeve të BE-së.

"Vendimarrja politike e Shqipërisë dhe Kosovës deri më tani nuk po bën përpjekjet e duhura lidhur me shfrytëzimin e mundësive të shumta të bashkëpunimit, duke mos ju përgjigjur siç duhet dëshirës dhe vullnetit të industrive, biznesit dhe qytetarëve për shtimin e detyrueshëm të marrëdhënieve", thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar se me përjashtim të investimit të lavdërueshëm në rrugën me rëndësi strategjike Durrës-Morinë nga qeveria e Shqipërisë, dëshirën e shprehur të qeverisë së Kosovës për vazhdimin e pjesës së mbetur të saj deri ne kufirin me Serbinë si edhe disa projekteve të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve energjitike, pjesa tjeter e e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy vende mbetet vetëm në planin protokollar dhe propogandistik.

"Eshtë krejt e papranueshme që shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës megjithë afërsinë dhe lidhjet natyrale të tyre, mbetet në shifra të ulta prej vetëm disa dhjetra milionë euro, ndërkohë që vetëm defiçi tregtar i të dy vendeve kap shifra në mbi 4 miliard euro", shtojnë drejtuesit e Kofindustrias.

Sipas tyre, Tregu i Hapur Shqiptar mirëpret zgjerimin e mëtejshëm edhe me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për të kaluar në krijimin e një Tregu Rajonal të Hapur në interes të të gjithë qytetarëve të vendeve tona, nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe si hap pararendës i integrimit të përbashkët në BE.

n.e/NOA

KOMENTE