Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Financave, Bode: Rishikim buxhetit të shtetit
English

Ministri i Financave, Bode: Rishikim buxhetit të shtetit

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 22 Gusht NOA Update - Pas akuzave të përsëritura të opozitës, Ministri i Financave Ridvan Bode, garantoi sot gjatë një konference për shtyp, se situata buxhetore është stabël dhe se efektet e krizës ndërkombëtare janë minimale.

Por pavarësisht situatës optimiste, kreu i financave pranoi se nga buxheti i këtij viti do të kursehen afro 9 miliardë lekë.

Këto para do të vijnë nga projektet ende të patenderuara dhe që nuk garantojnë zbatimin brenda këtij, - viti thotë Bode dhe jo nga frika e thellimit të efekteve të krizës, - siguron ai.

"Ne jemi duke riparë buxhetin, me qëllim rialokim të fondeve, pasi disa projekte nuk mund të realizohen brenda këtij viti, ndaj ne parashikojmë të kursejmë 8 deri 9 miliardë lekë. Këto para do t'i shpërndajmë në projekte, të cilat kanë avancuar më shumë dhe kanë nevojë për financim", - tha Bode në konferencë.

Ministri pohoi se situata aktuale buxhetore në mbledhjen e të ardhurave dhe në shpenzime është stabël.

Ai raportoi se të ardhurat janë realizuar në masën 171 miliard lekë, për periudhën 7 mujore. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat arrijnë në 95 për qind të planit.

Mosrealizimi vjen nga doganat, të cilat për shkak të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare kanë ndjerë efekte negative në të ardhura.

Ndërsa administrata tatimore ka performuar kundrejt planit.

Ai kundërshtoi edhe zërat polikë, të cilët thonë se arka e shtetit është boshatisur.

Bode u shpreh se: "Në llogarinë e Bankës së Shqipërisë qeveria rezulton në datën 21 gusht me 4.8 miliardë lekë dhe 97 milionë euro".

Sipas ministrit, kjo ritmikë e mbledhjes së taksave garanton se edhe në të ardhmen, efektet e krizës ndërkombëtare janë dhe do të jenë minimale.

Duke folur për nivelin e kreditimit të ekonomisë, Bode u shpreh se këtij viti kreditimi arrin në 35 për qind të PBB-së, një shifër e kënaqshme kjo, edhe pse rritja nuk është në të njëjtat nivele si një vit më parë.

Por edhe pse niveli i kredive të këqija ka arritur si 7-mujor në 7 për qind, situata nuk është për t'u shqetësuar sipas ministrit.

Ai thotë: "Ne jemi mësuar që të kemi një rikthim të kredive në masën 100%, por me këtë nivel kredidhënie që kemi është normale që të ketë edhe firo, sërish mbetemi në nivele të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit".

/r.l/e.l/NOA/

KOMENTE