Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, mes debateve për lidershipin
English

PS, mes debateve për lidershipin

Nga ecuria e punimeve të kongresit të jashtëzakonshëm të 29 gushtit do të varet dhe performanca e partisë më të madhe opozitare gjatë këtij mandate përballë koalicionit qeveritar tashmë të shpallur PD-LSI

Nga Arben Muka*

Disa ditë para mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm të partisë, socialistët janë mbërthyer në debate të brendshme për lidershipin e ri. Rama ka pranuar publikisht në fillim të javës se do të rikandidojë.

A duhet të rikandidojë Edi Rama edhe për një mandat tjetër?

Muaji gusht për socialistët po duket edhe më i nxehtë. Gradëve të motit u janë shtuar dhe ato të debatit dhe rivalitetit në prag të kongresit të jashtëzakonshëm të së shtunës së javës tjetër. A duhet të rikandidojë Edi Rama edhe për një mandate tjetër? Rritja e garancive për mendimin ndryshe brenda partisë? Çfarë qëndrimi duhet të mbahet për zgjedhjet parlamentare, të cilat janë humbur nga socialistët? Këto dhe të tjera pyetje kanë krijuar qartë dy grupime në PS.

Njëri që mbështet kryetarin në detyrë Edi Rama. Ndërkohë që në anën tjetër janë kritikët e kryetarit, si Ben Blushi, Arben Malaj, si dhe deputetë ose ish-eksponentë të ndryshëm nga selia rozë. Pavarësisht ideve dhe propozimeve, që qarkullojnë mbi ndryshimet statutore dhe organizative, tema më e nxehtë mbetet e drejta që ka Rama për tu rifutur në garën për postin e numrit 1 të partisë.

"Rivaliteti në lidershipin e socialistëve nuk zhvillohet vetëm mbi emrin e kryetarit, por ka një lloj pozicionimi ideologjik".

Për politologun Ermal Hasimja, rivaliteti që ka mbërthyer lidershipin e socialistëve ka si element pozitiv faktin se ai nuk zhvillohet vetëm mbi emrat se kush do të jetë kryetari, apo nuk kush nuk do të jetë. Ai thotë për DË se ata që po e sulmojnë pozicionin e kryetarit nga brenda partisë kanë ofruar platforma dhe ide.

"Kjo më duket shumë e rëndësishme se në hapat e para të këtij rivaliteti unë pashë përsëritjen e atij rreziku, pasojat e të cilave i vuajti PS në këto zgjedhje. Duke nisur pas Asamblesë Kombëtare, përveç elementëve të brendshëm, se si do ta strukturojmë si do ta rrisin efikasitetin e partisë nga pikapamja elektorale, ka dhe një shqetësim pozitiv mendoj unë, për profilin e PS, për programin e saj, për idetë, për nje lloj prirjeje ose pozicionimi të caktuar ideologjik. Kjo më duke pozitive dhe shpresëdhënëse".

'Gara për kryetarin e PS deri tani thjesht mediatike'

Komentatori i politikës në gazetën e përditshme "Shekulli", Arben Rozhani, e shikon garën për lidershipin e ri thjesht mediatike deri më tani. Çdo gjë promovohet në media, thotë ai për DË. Si nga kryetari i socialistëve në detyrë Edi Rama, ashtu dhe rivalët e tij për këtë post. Po polemizohet në distancë, nëpërmjet faqeve të gazetave kryesore dhe në ekranet e televizioneve.

"Deri tani është një fushatë mediatike. Nuk e di se sa të përfshira janë forumet e partisë socialiste në këtë garë për kreun e ri. Kemi reagime emocionale lokale të drejtueve, por nuk e di a ka një vendimarrje të organizatave vendore. Nuk mund të bësh një shumatore. Është shumë e vështirë. Edhe vetë Rama, apo Blushi e Malaj do ta kishin të vështirë të bënin një shumatore të rezultatit. Dihet një gjë nga historia e socialistëve dhe nga partitë shqiptare në përgjithësi: Kandari ka anuar përherë nga kryetari".

'Rama pozita më të forta, kundërshtarët e tij legjitimitet më të lartë'

Përsa i takon raportit të forcave në dy kampet kryesore brenda PS, politologu Ermal Hasimja shikon Edi Ramën në pozita më të forta. Sipas tij duket se Rama i ka marrë masat qysh më herët për këtë mbështetje. Dhe ai duket fitimtar para rivalëve të vet.

"Nga ana tjetër pjesa kundërshtuese e tij, rivalët, kanë legjitimitet më të lartë. Për shumë arsye. Jo thjesht për faktin se Rama i ka humbur zgjedhjet. Por dhe për faktin se nuk ka arritur të ofrojë diçka konkrete në PS. Gjithçka ka qenë e vagullt, sipërfaqësore, joideologjike, joprogramore. Kjo është situata, pavarësisht se Rama paradoksalisht mund të zgjidhet kryetar i PS. Jo domosdoshmërisht kjo shkon paralel me legjitimitetin e tij të brendshëm".

'Është një garë qytetare kandidimi për kryetarin e PS'

Por për komentatorin politik të "Shekullit", Arben Rozhani rikandidimi i Edi Ramës është legjitim. Ai po respekton statutin dhe aktet e tjera që rregullojnë jetën e brendshme të selisë rozë, thotë ai për DË, seksioni shqip.

"Me sa shohim është një garë qytetare. Shumë ndryshe nga PD ku nuk ka patur asnjëherë një garë për lidershipin. Secili ka të drejtë të garojë. Shohim që nuk ka ndonjë konflikt, përveç disa insinuatave të vogla. Kam përshtypjen se mbështetësit e zotit Nano që janë aktivë në PS dhe në radhët e parlamentit të ri do të kenë peshën e tyre. Nuk e di dhe jam dyshues se sa solid do të mbetet grupi deputetëve socialistë".

Sipas Rozhanit nga ecuria e punimeve të kongresit të jashtëzakonshëm të 29 gushtit do të varet dhe performanca e partisë më të madhe opozitare gjatë këtij mandate përballë koalicionit qeveritar tashmë të shpallur PD-LSI.

KOMENTE