Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koncert i mërgimtarëve të Nju Jorkut, nga Malësia në Ulqin
English

Koncert i mërgimtarëve të Nju Jorkut, nga Malësia në Ulqin

Nga Mark Shkreli Ulqin, 23 Gusht NOA - Rreth tridhjetë të rinj nga Nju Jorku, me prejardhje nga Malësia e Madhe, kanë arritur dje në Tuz, për të marrë pjesë në shfaqjen kulturore "Rrapsha 2009".

Ndërkohë, ata mbajtën mbrëmjen e djeshme (e Shtunë), në ora 20:30, një koncert në Qendrën Kulturore në Ulqin.

Koncerti spikati me valle dhe këngë shqiptare të interpretuara nga amatorë, por edhe profesionistë si Gëzim Nika dhe Haki Krasniqi

Pothuajse të gjithë të rinjtë e këtij grupi, janë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por prindërit e tyre kanë arritur t'i frymëzojnë me dashurinë për vendlindjen, për zakonet dhe folklorin e të parëve të tyre.

Folklori, si një shenjë e madhe e një populli, është pjesë e repertorit të tyre kulturor. Prindërit e tyre, edhe pse është një krizë e madhe globale, kanë ndarë një pjesë të të ardhurave të tyre për udhëtimin dhe qëndrimin e fëmijëve të tyre në Malësi.

Koncerti në Ulqin është organizuar me bashkëpunimin e Qendrës Kulturore në Ulqin dhe drejtorin e saj, këngëtarin e njohur Shaban Gjekaj.

Udhëheqësja e këtij grupi të vogël nga New York-u ka shprehur falënderimet e veta për të gjithë qytetarët e rajonit dhe më gjerë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet kulturor të veçantë.

/m.sh/e.n/NOA/

Fotografia: Nga një festival në New York

KOMENTE