Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Publikohet atentati sekret i terroristëve kundër presidentit të SHBA, Obama
English

Publikohet atentati sekret i terroristëve kundër presidentit të SHBA, Obama

Jakarta, 23 gusht NOA-Terroristët po planifikojnë një atentat kundër presidentit të SHBA-së, Barack Obama.

Në këtë përfundim kanë mbërritur organet e sigurisë së Indonezisë, gjatë hetimeve të sulmeve me bomba, të cilat u ndërmorën muajin e kaluar kundër hoteleve Marriot dhe Ritz-Carlton në Jakarta.

Dy prej katër terroristëve, në kërkim të së cilëve janë vënë autoritetet, tani dyshohen se kanë përgatitur një atentat me snajper kundër Obamës.

Sulmi ishte paraparë të ndërmerrej në nëntor, kur Obama do të qëndrojë për vizitë në Singapor, për të marrë pjesë në një forum të ekonomisë.

Obama ishte përgatitur të vdesë njësoj si ish-presidenti amerikan, John F.Kennedy.

"Ata kanë planifikuar të sulmojnë konvojin e presidentit në aeroport", deklaroi Dynno Chressbon, analist i shërbimit të fshehtë në qendrën e Indonezisë për siguri kombëtare.

Barack Obama më 14 dhe 15 nëntor do të marrë pjesë në forumin e APEC-ut në Singapor dhe këtë mundësi do ta shfrytëzojë për të vizituar edhe disa shtete tjera, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

m.i/NOA

KOMENTE