English

38-vjeçarja pi ilaçe pa kriter, drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën

Korçë, 24 gusht, NOA - Familjarët dhe të afërmit kanë transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore 38-vjeçaren Vera Pocka, banuese në fshatin Podgorie të Korçës.

Kjo pasi, sipas burimeve për agjencinë e Lajmeve NOA, ajo rezulton të ketë konsumuar medikamente mjekësore pa kriter, por pas ndihmës mjekësore së dhënë, tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Janë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes së ngelur në tentativë" të parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

Â

KOMENTE