English

Aksidentet, përplasja e dy automjeteve plagos një kalimtare dhe një pasagjere

Durrës, 24 gusht, NOA - Në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, automjeti tip Rover me targë TR-1895-R ka goditur nga pas mjetin Volsvagen me targa TR-0757-P.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar 6-vjeçarja S.T, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak dhe mendohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 27-vjeçarit Dedë Coku, banues në Katund Sukth, pasi në aksin rrugor Manëz-Kthesa e Ariut duke drejtuar mjetin e tij Opel me targë ZHM.1379 ka aksidentuar këmbësoren 11-vjeçare   E.Q, e cila ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE