Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i ri amerikan, Sejdiut: SHBA do vazhdojë t'ju mbështesë
English

Ambasadori i ri amerikan, Sejdiut: SHBA do vazhdojë t'ju mbështesë

Prishtinë, 24 gusht NOA-Ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë tashmë është Christopher Dell.

Ai i ka dorëzuar të hënën letrat kredenciale presidentit Fatmir Sejdiu dhe me këtë rast ka deklaruar se SHBA do të vazhdojnë të jenë aleatë të Kosovës në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shumetnike.

"Themeli i politikës së SHBA-ve ndaj Kosovës është i thjeshtë dhe i qartë : Së pari, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe përkrahja e SHBA-ve për Kosovën është e pazbrapsur. E dyta, mbetemi të bindur në projektin tonë të përbashkët të ndërtimit të një vendi demokratik, të zbatimit të ligjit, një vendi shumetnik, tolerant dhe vend i prosperitetit, i cili do të jetë anëtar i plotë i familjes trans- atlantike dhe evropiane."

Zoti Dell ka shërbyer edhe më parë në Kosovë, duke qenë shef i shërbimit diplomatik në vitit 2001dhe 2002.

Ai e njeh mirë situatën në Kosovë dhe pothuaj gjithë lideret e këtushëm politikë.

Ambasadorja e deritanishme e SHBA-ve në Prishtinë, Tina Kajdanoë, ka marrë detyrë të re në departamentin amerikan të shtetit.

m.i/NOA

KOMENTE