English

Arrestohen tre persona, dyshohen si autorë të disa vjedhjeve me dhunë

Kavajë, 24 gusht, NOA - Forcat e policisë së Kavajës kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale të "Vjedhjes dhe të vjedhjes me armë" në bashkëpunim parashikuar nga nenet 134/2, 140 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë Alban Gosa 22 vjeç, Klajdi Hasani 25 vjeç dhe Armand Mustafa, 23 vjeç, që të tre lindur dhe banues në Rrogozhinë.

Bëhet mne dijeni se kapja e tyre u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u finalizua operacioni me synim dokumentimin dhe goditjen e këtij grupi kriminal, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetërin, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë ushtruar aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së lokaleve të tregëtisë, vjedhjes së banesave si dhe vjedhjes me armë në bashkëpunim. Më konkretisht në ngarkim të tyre është dokumentuar tërësisht implikimi i tyre në vjedhjet e datës 21 korrik 2009, kur dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e një lokali në pronësi të një shtetasi apo atë të dy ditëve më parë në Bishtin e Zhurit të Rrogozhinës, ku dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë realizuar të vjedhin një emigrant, i cili po kthehej nga Greqia me autobusin e linjës Selanik-Tiranë. Për të lartpërmedur u kryen veprimet hetimore dhe proceduriale, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura si 2 automjete, 5 telefona celular, 2 aparate fotografike dixhitalb dhe një kamër dixhitale. Ndërkohë, në sajë të një hetimi në ngarkim të tyre, dyshohet se janë autorë edhe të një sërë vjedhjesh banesash, kryesisht të ndodhura në zonën e plazhit Golem.

Nga strukturat e hetimit të krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punohet për dokumentimin e plotë të këtyre vjedhjeve.

n.e/NOA

Â

KOMENTE