Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takim me ish-zyrtarin e KE-së: Mirëpres investitorët holandezë
English

Berisha takim me ish-zyrtarin e KE-së: Mirëpres investitorët holandezë

Tiranë, 24 gusht NOA - Kryeministri, Sali Berisha u takua sot me, ish-Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rene Van der Linden.

Kryeministri Berisha gjatë takimin me Linden u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian ku theksoi se ky hap do të jetë në fokusin e qeverisë dhe se ky është një proces i bazuar në meritat dhe realizimin e reformave dhe standardeve për të cilat qeveria është e vendosur t'i plotësojë.

Kryeministri Berisha e njohu Linden me panoramën e zhvillimit ekonomik të vendit si dhe hapat e ndërmarra nga qeveria për shfrytëzimin e potencialeve të mëdha të vendit si p.sh në turizëm, energji, miniera, bujqësi etj dhe krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin e huaj. Në këtë aspekt Kryeministri u shpreh se edhe investitorët holandezë janë të mirëpritur dhe se investimi i tyre do të jetë një histori suksesi.

Nga ana e tij Van der Linden shprehu gatishmërinë e tij për të nxitur investitorët holandezë për të investuar në Shqipëri, duke theksuar se Shqipëria ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara në ekonomi, turizëm, kulturë, arsim, bujqësi etj dhe që ngjallin interes të madh tek investitorët e huaj.

Linden u ndal dhe në projektin holandez mbi arsimin e lartë pasuniversitar në Shqipëri si dhe në rëndësinë e një sistemi cilësor të arsimit privat në vend.

Kryeministri Berisha theksoi se reformat në arsim janë dhe do të jenë forca nxitëse për qeverinë e cila do të mbështesë fuqishëm projekte të tilla të rëndësishme dhe forcimin e sistemit arsimor privat në përgjithësi.

k.k/NOA

KOMENTE