Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon ish kryetarin e Asamblesë së KE, merr urimet për reformat e kryera
English

Berisha takon ish kryetarin e Asamblesë së KE, merr urimet për reformat e kryera

Tiranë, 24 gusht NOA-Kryeministri Berisha priti në një takim të përzemërt, Ish Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Rene Van der Linden.

Zoti Van der Linden falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen si dhe i shprehu urimet më të përzemërta për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, duke e cilësuar këtë fitore si shumë të rëndësishme dhe të dobishme për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshem të vendit si dhe si një fitore të rëndësishme për të djathtën europiane dhe konsolidimin e saj.

Zoti Linden nënvizoi në këtë aspekt suksesin e reformave të gjithanëshme të ndërmarra nga qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, suksesi i të cilave solli antarësimin e Shqipërisë në NATO.

Kryeministri Berisha theksoi se antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë në fokusin e qeverisë dhe se ky është një proces i bazuar në meritat dhe realizimin e reformave dhe standarteve për të cilat qeveria është e vendosur t'i plotësojë.

Zoti Van der Linden shprehu gadishmërinë e tij për të nxitur investitorët holandezë për të investuar në Shqipëri, duke theksuar se Shqipëria ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara në ekonomi, turizëm, kulturë, arsim, bujqësi etj dhe që ngjallin interes të madh tek investitorët e huaj.

KOMENTE