Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN në Serbi, vlerëson ekonominë pas hyrjes në recesion
English

FMN në Serbi, vlerëson ekonominë pas hyrjes në recesion

Beograd, 24 gusht NOA-Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerëson në Serbi nëse ka nevojë për lëvrimin e pjesës së dytë të një huaje emergjence me vlerë tre miliardë euro që iu dha vendit në muajin maj.

Serbisë i nevojitet kjo shumë për të reduktuar defiçitin buxhetor.

Serbia hyri zyrtarisht në recesion në çerekun e parë të këtij viti, kur ekonomia e saj pësoi një tkurrje me 3.5 për qind.

Asaj iu dha një hua emergjence nga FMN-ja për të kaluar situatën me kusht që të merreshin masa për të ulur borxhin kombëtar.

Për të arritur këtë, qeveria premtoi të shkurtojë vende pune në administratën e fryrë publike, por përjashtoi mundësinë e rritjes së taksave.

Nuk është ende e qartë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme.

Disa presin që qeveria t'i kërkojë FMN-së këtë javë, që t'i lejojë Serbisë një defiçit më të madh publik, sesa ishte parashikuar.

Nëse Fondi pajtohet dhe është i kënaqur me strategjinë ekonomike të Serbisë, atëherë do të jepet edhe pjesa e dytë e huasë, mbi 1 miliard dollarë.

KOMENTE