Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miniera e Trepçës, e ndarë me letra. Përplasje për mënyrën e funksionimit
English

Miniera e Trepçës, e ndarë me letra. Përplasje për mënyrën e funksionimit

Stan Tërg, 24 gusht, NOA - Auditori i Përgjithshwm nuk ka pasur qasje në raportet e Trepçës në pjesën veriore të Kosovës. Mungesa e tyre ka bërë që edhe auditimi të jetë i mangët.

Auditori ka pasur problem të auditojë raportet financiare të kompleksit Trepça gjatë vitit të kaluar. Ai nuk ka mundur te sigurojë raportet financiare dhe ato për mjetet e shfrytëzuara nga buxheti i Kosovës.

Por, edhe këto pak raporte i kanë mjaftuar të konstatojë një varg parregullsish, pasi që ajo nuk ka një sistem informativ kontabël, nuk ka hartuar politika të kontabilitetit si dhe i mungojnë shpalosjet për pasqyrat financiare. Mirëpo, zyrtarët e kompleksit arsyetohen se Trepça është vetëm juridikisht një entitet, praktikisht është e ndarë. Çdo tentim i krijimit të një sistemi unik informative ka qenë i pamundur. Kjo është ashpërsuar edhe me tepër pas 17 shkurtit, kur menaxhmenti i pjesës veriore pothuajse ka ndërprerë kontaktet me atë të pjesës jugore dhe me AKM-në, respektivisht AKP-në. Auditori ka konstatuar se miniera në Stan Tërg nuk ka kontroll të brendshëm të mirë për komunikim mes njësisë punuese dhe Departamentit të Financave të kompleksit. Të ardhurat nuk janë të harmonizuara. Në gjysmën e parë të vitit, "Trepça" ka pasur të hyra afër 5,5 milionë euro, prej të cilave rreth 2,5 milionë euro janë realizuar nga shitja e koncentrateve dhe qiratë, kurse gati tre milionë euro kanë ardhur nga buxheti i Kosovës. Por, nuk dihet se çfarë ka ndodhur në veri. Pensione të parakohshme kanë marrë 1.516 veta në një shumë totale mbi 274 mijë eurosh. Por, auditori ka evidentuar disa persona që në emër të pensioneve nga "Trepça" marrin 30 euro nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale 50 euro dhe njëherë janë të punësuar në institucionet e tjera publike.

NOA-INA

KOMENTE