Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohen dy të rinj, u kapën në flagrancë me kanabis në qese farmacie
English

Ndalohen dy të rinj, u kapën në flagrancë me kanabis në qese farmacie

Durrës, 24 gusht, NOA - Specialistët e seksionit kundër drogës pranë Policisë së Tiranës kanë realizuar arrestimin në flagrancë të dy të rinjve të cilët posedonin qese farmaceutike me bimën "kanabis sativa".

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, i pari është 21-vjeçari Enis Tela, lindur dhe banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë duke i shitur lëndë narkotike një personi i cili do të ndiqet në hetim të lirë.

Nga kontrolli personal i ushtruar, Enis Telës iu gjetën 2 qese farmacie me bimë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Por forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe 21-vjeçarin Besjan Kokaj, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye sepse në rrugën "Bogdani" në Tiranë, nga një kontroll personal të ushtruar ju gjetën rreth 8 qese farmacie brenda të cilave ndodhej bime me ngjyre dhe karakteristika si ato të lëndës narkotike kanabis sativa, të cilat pasi u peshuan rezultuan të jene të peshës 23.2 gram.

U kryen veprimet proçeduriale, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE