English

Presidenti maqedonas Ivanov përjashton Kosovën nga axhenda e e vizitave

Shkup, 24 gusht NOA-Presidenti Gjorgje Ivanov në planin e punës së 100 ditëve në krye të shtetit të Maqedonisë ka bërë publike dhe një pjesë të axheendës së tij zyrtare të udhëtimeve jashtë vendit.

Mes gjithë emrave të shteteve që pritet të vizitojë Ivanov, si Gjermania apo SHBA,

ku do të jetë pjesëmarrës në sesionin e 64 të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, nuk përmendet Kosova, shteti më i ri në rajon dhe fqinj i Maqedonisë.

Kabineti presidencial nuk ka dhënë detaje se çfarë do të bëhet me vizitën në Prishtinë, por ka shtuar se për gjithçka do të informohen mediat.

Presidenti Ivanov është një nga presidentët e zgjedhur me disa vota të shqiptarëve por edhe me mbështetjen publike nga partia shqiptare në pushtet BDI, e cila ftoi shqiptarët që të votojnë këtë kandidaturë.

KOMENTE