Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Afganistan, akuza për manipulime. Rivalët pretendojnë fitore
English

Zgjedhjet në Afganistan, akuza për manipulime. Rivalët pretendojnë fitore

Kabul, 24 gusht, NOA - Pas zgjedhjeve presidenciale të së enjtes, klimën politike në Afganistan e kanë përfshirë akuzat për manipulime të tyre si edhe betejat verbale të dy rivalëve kryesorë se i kanë fituar ato.

Në komisionin e ankesave të mbështetur nga OKB-ja, kanë mbërritur tashmë 225 ankesa. 35 prej tyre mund të kënë rëndësi për rezultatin e zgjedhjeve.

Rivali më i fortë i presidentit në detyrë Hamid Karzai, ish-Ministri i Jashtëm Abdullah Abdullah, deklaroi se ka dëshmi për manipulim masiv të zgjedhjeve në favor të Karzait.

"Natyrisht që ne do të presim shpalljen prej komisionit të rezultateve zyrtare. Nga Jugu nuk kemi shumë informata, por në nga rajonet ku kemi informata del se unë jam në epërsi", theksoi Abdullahu.

Ndërsa zëdhënësi i Karsait Valin Omar ka deklaruar për televizionin Al Xhazira se presidenti aktual është në epërsi.

"Ajo që themi ne është se në bazë të të dhënave të komisioneve, të bëra publike në media, ne jemi në epërsi. Por kjo nuk do të thotë se i kemi fituar zgjedhjet. Ne presim fitoren, por fitoren nuk do ta shpallim deri në publikimin e rezultateve zyrtare", theksoi Omar.

n.e/NOA

KOMENTE