English

KQT, Pollo: Ligji për verifikimin e titujve të pronësisë, po zbulon abuzimet

Tiranë, 25 gusht NOA - Kryetari i Komisionit Qeveritar të Tokë njëherësh dhe zëvendëskryeministër, Genc Pollo në një deklaratë për mediat dhënë ditën e sotme ka bërë me dije se janë anuluar disa tapi për tokat e ndara në mënyrë të kundraligjshme.

Sipas Pollos, ligji për verifikimin e titujve të pronësisë i ka dhënë tashme produktet e para pasi toka të ndara në mënyrë të kundraligjshme duke abuzuar me ligjin 7501 u anulohet tapia, titulli i pronësisë.

"Ka pasur raste skandaloze si zaptimi përmes falsifikimit dhe abuzimit të oborrit të shkollës Libofshë në rrethin e Fierit, apo zaptimi i tokës së parashikuar për varreza në fshatin Dermenas po në Fier.

Komisioni vendor pranë prefekturës mori vendimet e duhura duke zbatuar ligjshmërinë, duke ndëshkuar zaptuesit dhe duke i bërë një shërbim të çmuar komuniteteve të Libofshës dhe Dermenasit" deklaroi Pollo.

Sipas Pollos, gjithsej deri tani i janë marrë zaptuesve afro 68 mije m2. në prefekturën Fier 32 mije m2, në Vlorë 30 mije m2, etj.

Ndërkohë që po vazhdojnë të shqyrtohen abuzimet në brezat turistike dhe janë identifikuar sipërfaqe të marra në mënyrë të kundraligjshme.

" KQT dhe komisionet vendore po punojnë dhe së shpejti priten vendimet e para për duzina hektarësh që do tu hiqen zaptuesve. Kështu korrigjohen padrejtësitë e bëra në të shkuarën nga ofiqarë, abuzive dhe nga persona privatë të panginjshëm.

Kështu i kthehen komuniteteve hapësira të përdorimit publik si dhe krijohet gradualisht një fond për kompensimin e ish-pronarëve", përfundoi Pollo.

k.k/NOA

Â

KOMENTE