English

Nate Adams, kampion i Turneut Botëror të Red Bull X-Fighters 2009

Londër, 25 Gusht NOA - Amerikani Nate Adams rrëmbeu fitoren gjatë debutimit të tij përpara 18,000 fansave në ndalesën e pestë të Turneut Botëror të Red Bull X-Fighters 2009 që u zhvillua këto ditë në Londër.

Për shkak të një aksidenti gjatë konkurrimit përpara termocentralit legjendar Battersea, e detyroi kampionin në fuqi, zviceranin Mat Rebeaud (SUI) të heqë dorë nga mbrojtja e titullit.

Përpara mijëra fansash të entuziazmuar, 12 sportistët më të mirë botëror të FMX "ndezën" termocentralin Battersea në Londër.

Jo më pak se katër pilotë - Nate Adams, Robbie Maddison, Eigo Sato dhe Mat Rebeaud - kishin premisa për të fituar atë mbrëmje.

"Kjo është arritja më e madhe në karrierën time. Kushdo që fiton këtë garë mbetet në histori. Presioni ishte shumë i madh dhe është një ndjesi fantastike të sfidosh pilotët më të mirë botëror" tha plot krenari 25-vjeçari Nate Adams, pasi mundi në finale 17-vjeçarin nga Zelanda e Re, Levi "Rubber Kid" Sherwood.

Sundimtari zviceran dhe kampioni i 2008 Mat Rebeaud ishte me fat që u largua vetëm me disa të nxira dhe të qepura nëpër trup, pas një rënie që pësoi gjatë konkurrimit.

Për shkak të një rrëzimi gjatë etapës kualifikuese më 21 gusht 2009, Eigo Sato u eliminua në fazën çerekfinale, ndërsa Robbie Maddison, bëri një hap përpara drejt gjysmë finales, ku u sfidua nga fituesi aktual i mbrëmjes Nate Adams.

Turneu Botëror i Red Bull X-Fighters i këtij viti e çoi sportin në një nivel tjetër me të parin Backflip të dyfishtë në historinë e FMX, të realizuar nga australiani Cameron Sinclair, duke arritur një total prej 200,000 fansash që kanë mbushur arenat në çdo ndalesë të këtij turneu në Mexico City (Meksikë), Calgary (Kanada), Fort Worth (USA), Madrid (Spanjë) dhe Londër.

/e.n/NOA/ - Më shumë foto gjeni te Galeria

Rezultate përfundimtare ndalesës së pestë të turneut në Londër:Â

1. Nate Adams (USA)

2. Levi Sherwood (Zelanda e Re)

3. Dany Torres (Spanjë)

4. Robbie Maddison (Australi)

5. Jeremy Stenberg (USA)

6. Mat Rebeaud (Zvicër)

7. Eigo Sato (Japoni)

8. Mike Mason (USA)

9. André Villa (Norvegji)

10. Thomas Pagés (Francë)

11. Adam Jones (USA)

12. Chris Birch (Britani e Madhe)

Renditja përfundimtare e Turneut Botëror të Red Bull X-Fighters 2009:

1. Nate Adams (USA)

2. Robbie Maddison (Australi)

3. Eigo Sato (Japoni)

4. Mat Rebeaud (Zvicër)

5. Dany Torres (Spanjë)

6. Levi Sherwood (Zelanda e Re)

7. Jeremy Stenberg (USA)

8. Cameron Sinclair (Australi)

9. Thomas Pagès (Francë)

10. André Villa (Norvegji)

KOMENTE