English

Tetë anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste, kërkesë për mbledhje urgjente

Tiranë, 25 gusht, NOA - Tetë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste kanë firmosur një dokument në të cilën bashkarisht paraqesin kërkesën për mbledhjen e Kryesisë PS, para kongresit të Jashtëzakonshëm.

Kërkesa e 8 anëtarëve sapo është depozituar në sekretariatin e Partisë Socialiste dhe rezulton të jetë firmosur nga anëtarja Edlira Haxhiymeri, si kryesuese e këtij grupimi që paraqet një kërkesë të tillë.

Ndërkaq, firmëtarët e tjerë të dokumentit janë përfaqësuesit e njohur të Partisë Socialiste Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Saemira Pino, Eva Allushi dhe Mimoza Hafizi dhe Edlira Haxhiymeri.

Burime pranë selis rozë bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ndër të tjera, në këtë kërkesë parashtohen edhe 5 pikat të cilat janë të nevojshme për

të diskutuar në mbledhjen e kryesisë të PS-së.

Mes tyre përmendet ajo e thirrjes dhe organizimit të grupit parlamentar socialist në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit si edhe pëfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në statutin e Partisë Socialiste etj. n.e/NOA

KOMENTE