Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Popullit kundër Pollos: Të mos zbatohet ligji për verifikimin e titujve të pronësisë
English

Avokati i Popullit kundër Pollos: Të mos zbatohet ligji për verifikimin e titujve të pronësisë

Tiranë, 26 gusht NOA - Avokati i Popullit, Ermir Dobjani këmbëngul në shfuqizimin e ligjit për verifikimin e titujve të pronësisë që sipas tij është antikushtetuese pasi shkel në flagrancë të paktën 5 nene të kushtetutës shqiptare.

Kërkesa e Dobjani është kryer sërish fill pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Genc Pollo se zbatimi i ligjit ka rezultuar i suksesshëm duke zbuluar abuzime me ligjin 7501 për ndarjen e tokave.

Madje zbatimi i ligjit për verifikimin e titujve të pronësisë u ka hequr tapitë pronarëve të 68 mijë metra katrorë.

Sipas Dobjanit ky ligj duhet shfuqizuar madje deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, ai duhet të pezullohet.

Ndërkohë që vendimi nga kjo gjykate pritet të merret më 22 shtator.

Një ditë më parë kreut të Komisionit Qeveritar të Tokës, zëvendëskryeministrit Genc Pollo, deklaroi se ligji për verifikimin e titujve të pronësisë ka nisur të zbatohet në Fier dhe Vlorë, do të vazhdojë më tej në brezat turistike të vendit, ku dyshohet se ka abuzime të shumta.

Sipas Pollos këto toka ishin ndarë nga ligji 7501 për titujt e pronësisë, por ishte abuzuar me to duke bërë që tu hiqen tapitë shumë pronarëve.

k.k/NOA

KOMENTE