Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bakojanis sulmon qeverinë Gruevski: Po përpiqet që të ndryshojë të kaluarën
English

Bakojanis sulmon qeverinë Gruevski: "Po përpiqet që të ndryshojë të kaluarën"

Athinë, 26 gusht, NOA - Në kohën kur negociatat për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës kanë hyrë në një fazë të re, diplomacia greke sërish porositur autoritetet e Maqedonisë që të heqin dorë nga vlerat dhe historia nacionale e tyre.

Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani deklaroi se qeveria Gruevski po bën përpjekje dhe lëvizje të gabuara për ta ndryshuar apo rishkruar të kaluarën.

"Qeveria Gruevski duke u përpjekur të fusë në xhep historinë, mendon se mund të rishkruhet e kaluara. Ajo po e shtyn popullin e vendit tonë fqinj drejt fanatizmit, jotolerancës duke e distancuar kështu nga perspektiva euroatlantike", theksoi Bakojani.

Diplomatja greke theksoi se Greqia është duke marrë pjesë në negociatat për emrin në një frymë konstruktive, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme, pa fitues dhe humbës. "Ky është edhe mesazhi i bashkësisë ndërkombëtare, Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Shkup. Mesazh i formuluar falë përpjekjeve tona të përbashkëta. Pozicionet tona janë të njohura, siç janë linjat e kuqe tona të pacenueshme. Një zgjidhje me një emër të përbërë, me përcaktim gjeografik për përdorim nga të gjithë. Një zgjidhje që do të përfitojnë të gjithë. Një zgjidhje për një të ardhme të bashkëpunimit dhe të sigurisë për rajonin tonë dhe popujtë tanë", theksoi Bakojani.

Ajo ka theksuar se negociatat nën patronazhin e OKB-së janë duke hyrë në një fazë të re dhe se dy vendet duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të marrë epilogun e këtij konstesti me rezultat të mirë.

NOA-INA

KOMENTE