English

Ministri i jashtëm kosovar, Hyseni, viziton nesër Turqinë

Prishtinë, 26 gusht NOA-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, do të nisë nesër një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Gjatë ditës së premte, ministri Hyseni do të takojë homologun e tij Davutoglu, si dhe do zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit turk, njofton MPJ, nëpërmes një komunikate shtypi.

"Gjatë takimeve të shumta të ministrit Hyseni do bisedohet rreth intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë- Turqi, gjetjes së formave të bashkëpunimit të mëtejmë mes dy vendeve tona etj. Padyshim që në fokus të takimeve do të jetë edhe ecuria e procesit të njohjeve të Kosovës si dhe rëndësia që ai ka", thuhet në komunikatë.

m.i/NOA

KOMENTE