Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndarja nga jeta e Senatorit Kenedi, Topalli: Një legjendë legjislative.
English

Ndarja nga jeta e Senatorit Kenedi, Topalli: Një legjendë legjislative.

Tiranë, 26 gusht NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli përmes një letre dërguar Kryetarit të Senatit Amerikan Robert Byrd, përcolli ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit Ted Kennedy.

Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit shkruan: "Më lejoni t'u shpreh ngushëllimet më të thella Ju dhe gjithë Senatit amerikan, në emër të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, për humbjen e Senatorit më të respektuar në histori, Edward Kennedy.

Senatori Kennedy mbetet një legjendë legjislative, ikonë e politikës, luftëtari për liri civile, besimtari inspirues i ëndrrës për demokraci.

Me ndarjen nga jeta të Edward Kennedy-it, Senati amerikan humbi reformatorin kurajoz, Shtetet e Bashkuara një lider të madh si vëllezërit e tij dhe gjithë bota një shtetar të madh."

Në letrën e saj Kryetarja e Kuvendit shpreh ngushëllimet edhe për bashkëshorten Victoria, fëmijët dhe të afërmit e senatorit Kennedy.

b.a/NOA

KOMENTE