Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria miraton vendimin për krijimin e One Stop Shop për licencat energjetike
English

Qeveria miraton vendimin për krijimin e One Stop Shop për licencat energjetike

Tiranë, 26 gusht NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Qendrës kombëtare të aplikimit energjetik, pra One Stop Shop për licencat në fushën energjetike.

Duke përgëzuar Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli dhe ekipin e tij për punën e kryer në këtë drejtim, kryeministri Berisha tha se për të arritur deri këtu është përdorur eksperienca më e mirë e siguruar tashmë nga kjo ministri në krijimin e One Stop Shop-ve.

Kryeministri informoi se në projektet e ardhshme bën pjesë edhe krijimi i një One Stop Shop për minierat.

"Ky është një detyrim i cili vjen pasi Shqipëria bën pjesë në organizmin e vendeve, të cilat merren me transparencën e industrive, mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, nëpërmjet një trajtimi tepër kompleks të problemit minerar" tha Berisha.

Sipas tij, krijimi i One Stop Shop për licencat në fushën energjetike, përbën një hap shumë të rëndësishëm, për klimën e biznesit në Shqipëri, duke ofruar lehtësi të mëdha dhe shmangur burokracitë për investitorët që lëvrojnë në këtë fushë.

k.k/NOA

KOMENTE